Pas dy barazimesh radhazi në Superiore, kampionët e Egnatias, fituan pastër 3 – 0 kundër Bylisit, java e 30-të. E dhënë interesante ishte se në pjesën e parë, nuk pati asnjë goditjet në kuadrat nga ekipet.
Në 45 minutat e dyta, Egnatia ndryshoi manovrat dhe u “shpërblye” me 3 gola. Protagonist absolut rezultoi sulmuesi Daniel Adjessa, autor i trigolëshit.
Pas kësaj fitore, Egnatia është vetëm 2 pikë larg Vllaznisë kryesuese.
FORMACIONET ZYRTARE
EGNATIA: Dajsinani, Alijev, Xhemajli, Sota, Fangaj, Haime, Fernando, Albaneze, Rodrigues, Selmani, Jahaja.
Trajner: Julian Brahja
BYLIS: Ozols, Kane, Marku, Përgjoni, Përndreca, Kamara, Koxhi, Dimov, Stoilov, Pedro, Adeduro.
Trajner: Mirel Josa
Superiore: Java e 30-të
Stadiumi: “Arena Egnatia”
Arbitër: Barjamaj
