
Bylis
Bylis kishte një sfidë të vështirë ndaj Dinamos në këtë fundjavë të Superiores, por arriti ta nis vitin mbarë. Ballshiotët fituan 2-1 ndaj dinamovitëve dhe festa “plasi” në “Adush Muça”.
Siç shihet në videon e mëposhtme Ultras Bylinët u treguan euforik pas përfundimit të takimit dhe duartrokitën futbollistët e Nevil Dedes. Vetë klubi i Superiores postoi festën e grupimit mallakastriot duke e cilësuar një festë të mrekullueshme.
Bylisi mundi blutë falë golave të Markut në minutën e 20-të dhe mbi të gjitha “heroit” Berko që u tregua deciziv në minutën e 93-të për t’i dhënë tifozerisë bylinjote një gëzim të madh.
Festa e Ultras Bylinët
Poll