
Tirona Fanatics
Tirana luan nesër Klasiken e futbollit shqiptar kundër Vllaznisë. Bardheblutë e nisin vitin me një transfertë sa delikate po aq dhe të bukur e ndaj grupimi i tyre gjendet pranë skuadrës.
Fanatiksat kanë publikuar sot në rrjetet sociale axhendën e udhëtimit drejt qytetit verior. Ultrasit nisen nga kryeqyteti në orën 13:30 me piknisje stadiumin “Selman Stërmasi”. Pavarësisht se është ditë e premte, Tirona Fanatics pritet të jenë të shumtë në ndihmë të ekipit që gjendet në zonën e rënies në ditë të këqija.
Për grupimin mbështetës të klubit bardheblu nuk ka justifikime dhe arsye për mungesa nuk ka.
Poll