
Elbasani
Një tjetër largim nga Elbasani gjatë kësaj merkatoje. Klubi ka ndërprerë bashkëpunimin me Rei Zaimin. Verdheblutë kanë falenderuar lojtarin për kontributin e dhënë, ndërsa i urojnë suksese në vazhdim.
“Faleminderit Zaimi! ????????
AF Elbasani njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me futbollistin Rei Zaimi. Mbrojtësi shtatlartë u bashkua me ekipin verdheblu në edicionin e kaluar në Kategorinë e Parë duke zhvilluar një sezon pozitiv. Familja verdheblu i uron Reit suksese në vazhdim”, ka shkruar klubi.
Palët ndërpresin bashkëpunimin mes tyre pas 1 viti e gjysmë, ndërsa në këtë sezon 26-vjeçari ka mundur të luajë vetëm në 4 ndeshje. Në total 22 minuta.
View this post on Instagram
Poll