
Admir Bajrovic
Admir Bajrovic pritet të jetë i larguari i parë nga Tirana. 29-vjeçari nuk ka bindur drejtuesit me paraqitjen e tij dhe në këto kushte nuk është në planet e bardhebluve për sezonin e ri.
Sulmuesi i cili erdhe si një nga elementët kryesorë për repartin e avancuar nuk bëri atë që drejtuesit shpresonin. Palët mes tyre pritet të ndërpresin me marrëveshjen kontratën, i cili do të marrë edhe pagën e muajit maj.
Suedezi iu bashkua bardhebluve në merkaton e verës së kaluar dhe me kryeqytetasit ka mundur të luajë 23 ndeshje mes Kupës, kampionatit dhe Conference League, udke shënuar vetëm 4 gola. Ndërkohë ka asistuar edhe në një tjetër rast, duke qenë në fushë për 833 minuta.
Poll