Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Verdikti i gazetarit sportiv: Ju tregoj problemin e Bylisit, mbijetesa maksimumi

Shkruar nga NEWSPORT
Verdikti i gazetarit sportiv: Ju tregoj problemin e Bylisit, mbijetesa maksimumi
Gentian Alinani

Bylis është në kërkim të fitores kundër Teutës në Superiore. Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede ndodhet në pozita jo të favorshme dhe kërkon ngjitjen. Gazetari Alinani ka dhënë mendimin e tij mbi situatën e ballshiotëve.

Gazetari sportiv shprehet se skuadra ballshiote e meriton vendin ku ndodhet për atë çka prodhoi në fazën e parë të kampionatit. Ai shprehet i bindur se Bylis është një nga ato emrat që do të luftojë vetëm për mbijetesën.

Bylis ka bërë disa ndeshje të mira, mirëpo nuk ka prodhuar shumë gola, shumë lojë e në fund shumë fitore. Mendoj se jo më kot ndodhet në atë renditje ku është. Për mua, ekipi ballshiot nuk ka çfarë të japi më shumë për më lart, ndaj është e sigurtë që do të luftojë veç për mbjetesën. Ai është objektivi kryesor me sa shihet. Bylisi ka ndërruar trajner dhe kjo bën që të ndërrojë shpesh skemat taktike. Mendoj është një nga ekipet që e ndërron më shpesh modulin e lojës, për mos të thënë ajo që e ka bërë më së shumti këtë gjë deri tani. Herë luajnë 4-2-3-1 dhe herë kalojnë 4-3-3 ose 4-4-1-1. Kjo nuk mendoj se e bën ekipin të përshtatet mirë.” , u shpreh Gentian Alinani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga