
Ky sezon i Superiores nuk ka nisur siç duhet për Christian Mba. Sulmuesi i Partizanit humbi babain e tij disa muaj më parë dhe për fat të keq nuk kishte mundësi që të ishte prezent në varrimin e tij.
Edhe pse mbështetja e klubit të kuq ka qenë maksimale që Mba ta kalonte këtë dhimbje bashkarisht me të tjerët, e thënë kjo nga drejtori sportiv Abilaliaj, duket se ana psikologjike.
Diçka e tillë shihet edhe në foton e fundit të publikuar nga Mba në “Story” në rrjetin social Instagram. Ai ka shpërndarë një foto të babait të tij, ku shkruan: “Pusho i qetë baba”.
Një dhimbje e madhe që deri diku ka ndikuar edhe në performancat që 25-vjeçari ka patur përgjatë këtij sezoni. Kujtojmë se në 13 ndeshje, Mba ia ka dalë që të shënojë 3 gola.
Shenja këto që tregojnë rikuperimin e ngadaltë të dhimbjes që Mba ka përjetuar kohët e fundit. Megjithatë, me mbështetjen e klubit të Partizanit pritet që shumë shpejt nigeriani të ringrihet.
