Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

 U zyrtarizua te Dinamo, Vora reagon sot për largimin e Ysni Ismailit

Shkruar nga NEWSPORT
 U zyrtarizua te Dinamo, Vora reagon sot për largimin e Ysni Ismailit
Ysni Ismaili

Ysni Ismaili u zyrtarizua te Dinamo ditën e djeshme, me futbollistin që tashmë nis një aventurë të re në karrierën e tij futbollistike. Një hap i rëndësishëm për futbollistin, i cili do të ketë mundësinë të luajë me “Blutë” në Conference League.

23-vjeçari mbylli një sezon fantastik me Vorën në Kategorinë e Parë, ku u shpallën edhe kampionë. Pikërisht këto të fundit kanë reaguar ditën e sotme në rrjetet sociale dhe falenderojnë lojtarin për kontributin e dhënë.

“Futboll Klub Vora dëshiron të falënderojë Ysni Ismailin, për përkushtimin dhe kontributin e jashtëzakonshëm e dhënë me fanellën e Vores.

Së bashku kemi shkruar momente të paharrueshme në historinë e klubit tonë, duke dhëne një ndihmë të madhe në arritjen e objektivit tonë "Superiore". Të urojmë suksese në karrierën tënde të re.

Faleminderit!”, kanë shkruar kampionat.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FK VORA (@fk_vora)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga