Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

U përfundon kontrata në fund të këtij muaji, te Elbasani janë 5 futbollistë me "valixhe në duar"

Shkruar nga NEWSPORT
U përfundon kontrata në fund të këtij muaji, te Elbasani
Bruno Lulaj dhe ekipi i Elbasanit

Te Elbasani kanë nisur prej ditësh edhe lëvizjet e para në skuadër. Siç dihet klubi ka konfirmuar në stol Ivan Gvozdenovic, i cili do të vazhdojë qëndrimin e tyre te verdheblutë.

Ndërkohë drejtuesit po punojnë bashkë me stafin për ekipin e sezonit të ri. Kështu në fund të këtij muaji disa prej futbollistëve u përfundon kontrata dhe dalin lojtarë të lirë.

Saktësisht janë Amarilo Gjoni, Edon Hasani, Esin Hakaj, Orest Gava dhe Harallamb Qaqi, të cilët u përfundon kontrata dhe mes palëve nuk pritet të ketë rinovim. Lojtarët nuk kanë patur shumë hapësira dhe në këto kushte mund të ndajnë rrugët me Elbasanin.

Gjithsesi merkatoja mund të sjellë supriza dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë deri në fund të këtij muaji dhe nëse klubi do të ndryshojë mendje për disa prej tyre.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga