Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Treshja” e kreut siguroi matematikisht Final Four, vijon lufta për vendin e 4-të dhe mbijetesën! Superiorja të shtunën një “lojë shahu” (KALENDARI)

Shkruar nga NEWSPORT
“Treshja” e kreut siguroi matematikisht Final Four, vijon lufta
"Abissnet Superiore"

Abissnet Superiore rikthehet të shtunën për ndeshjet e javës së 34-të, ku programi përcakton që të gjitha ndeshjet të luhen në të njëjtën orë, 16:00. Pasi tre vendet e para të renditjes, Elbasani, Vllaznia dhe Egnatia kanë siguruar dhe matematikisht “biletën” për ndeshjet finale të Final Four, radha i takon vendit të fundit si dhe ekipeve që ende luftojnë në betejën e hapur për mbijetesën.

Sa i takon 4-shes që përmbledh dhe top skuadrat që do të masin forcat për “kurorën” e kampionit në Shqipëri këtë edicion, Dinamo dhe Partizani do të kenë një sfidë në distancë mes tyre, teksa luajnë paralelisht me Egnatian dhe Flamurtarit. Të dyja skuadrat kryeqytetase do të shfrytëzojnë faktorin shtëpi për të bërë më të mirën e tyre në prani të tifozerive.

Po ashtu, Tirana, Bylis dhe Vora do të luajnë shanset e tyre të radhës në “stacionin” drejt shpëtimit nga një rënie “drastike” një kategori më poshtë. Bardheblutë udhëtojnë drejt Durrësit për t’u përballur me një Teutë “pa orbitë”, ndërsa Bylis do tentojë të shfrytëzojë “debulesat” e Vllaznisë pas asaj humbje të shkodranëve në sfidën direkte për kreun përballë Elbasanit.

Këta të fundit do të presin në shtëpi Vorën, e cila në katër javët e fundit ka marrë pikë “vitale” për mbijetesën. Sakaq, edhe Flamurtari i cili bëri mrekullinë në Vlorë në sfidën me Vllazninë, solli një tjetër “skenar” befasues, duke bërë që mes vendit të fundit dhe atij të 7-të ku ndodhet Tirana, distanca të shkojë në vetëm 3 pikë.

Kaq mjafton që në këtë fazë të mbetur, asnjë prej skuadrave në fundin e tabelës të mos e ndjejë për asnjë çast faktin që është “e sigurt”, ndaj dhe javët e fundit do të prodhojnë një tjetër dinamikë, ku e shtuna pritet “zjarr” dhe trajnerët kanë shanset e fundit për të luajtur “gurët” e tyre të “shahut”.

NDESHJET E JAVËS 34

Dinamo - Egnatia, stadiumi "Air Albania" ora 16:00

Partizani - Flamurtari, stadiumi "Arena e Demave" ora 16:00

Teuta - KF Tirana, stadiumi "Niko Dovana" ora 16:00

Vllaznia - Bylis, stadiumi "Loro Boriçi" ora 16:00

Vora - AF Elbasani, stadiumi "KF Vora" ora 16:00

 

Poll

Lexo gjithashtu