Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Treguam se mund të fitojmë ndaj më të mirit”, Enkeleid Dobi kërkon më shumë nga Teuta: Mund të kishim shënuar edhe një gol tjetër

Shkruar nga NEWSPORT
“Treguam se mund të fitojmë ndaj më të mirit”,
Enkeleid Dobi

Trajneri i Teutës Enkeledi Dobi foli pas fitores minimale 1 – 0 ndaj Vllaznisë, duke rritur euforizmin te durrsakët. Dobi analizoi suksesin dhe rritjen e ekipit të tijë:

“Është e njëjta Teutë që nga ndeshja e parë, por po rritemi. Mënyra e përgatitur për këtë ndeshje, jam i kënaqur. Sot treguam shumë gjëra si shpirtin e garës, sjelljen e lartë, si mund të befasojmë rivalin, etj.

Treguam se mund të fitojmë ndaj më të mirit. Mund të shënonim edhe më shumë, rastet i kishim. Duhet të jemi më të saktë në konkretizim. Luajtëm ndaj një ekipi shumë të mirë. Po vazhdojmë të rritemi. Kemi vuajtur në këtë ndeshje disi presingun apo topat e gjatë.

Nuk do them se do na kënaqte barazime. Rastet më të mëdha për fitore i kishim ne dhe kështu ndodhi. Duhet të shënonim edhe një gol tjetër, këtë mund të them.

Çdo ndeshje jemi duke rritur. Reagimi më i mirë pas asaj humbje ndaj Partizanit. Deri në këtë moment, Vllazni ka qenë lider. Po i marrim shkallët me radhë.

Mënyrat se si çunat po e transmetojnë në fushë, jemi të kënaqur. Në fushë, unë nuk fal. Më vjen keq për kartonin e kuq të Fadairo. Nuk dua të kem alibi me arbitrat. Jemi të kënaqur deri tani, por kemi akoma punë përpara”.       

Poll

Lexo gjithashtu