Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Transfertë masive drejt Korçës, tifozët e Elbasanit: Ne jemi kthyer

Shkruar nga NEWSPORT
Transfertë masive drejt Korçës, tifozët e Elbasanit: Ne
Tigrat Verdheblu

Rikthimi i Elbasanit në elitën e futbollit shqiptar padyshim është një nga lajmet më të bukura të këtij edicioni. Verdheblutë pas 1 dekade plot vuajtje ku u përballën edhe me falimentim, ia dolën të ringrihen e të rikthehen aty ku u takon.

Dje luajtën ndeshjen e parë të sezonit të ri në Korçë ku u ndanë në një barazim plot ritëm me Skënderbeun. S’ishte thjeshtë në ndeshje, por ishte festë në futbollin elbasanas. Qindra tifozë ishin nisur me autobusë e makina personale drejt juglindjes për të mbështetur skuadrën e zemrës.

Një performancë e zjarrtë e ‘Tigrave’ që dhuruan spektakël përgjatë 90 minutave në shkallët e stadiumit. Në fund të ndeshjes pati edhe një ‘minifestë’ me lojtarët duke kërcyer e kënduar së bashku.

Klubi ndau një video emocionuese në faqen zyrtare ku shkruante, “Më të mirët”, për tifozët e tyre. Ndërsa vetë tifogrupi ndan një mesazh të thjeshtë, por shumë të qartë: Ne jemi kthyer.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga