Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Trajneri Kërnaja e ka ndryshuar Partizanin”, Altin Bytyçi euforik pas barazimit me Elbasanin: Fillimisht kapim Final 4 dhe pastaj titullin

Shkruar nga NEWSPORT
“Trajneri Kërnaja e ka ndryshuar Partizanin”, Altin
Altin Bytyçi

Mbrojtësi i Partizanit Altin Bytyçi zhvilloi paraqitje të nivelit të lartë në transfertën delikate kundër Elbasanit, e përfunduar 0 – 0, java e 13-të e Superiores. Ai u përzgjodh “Lojtari i Ndeshjes”, ndërsa foli pas këtij dueli, duke trajtuar edhe çështjen e “titullit”:

“Dua ti urojë festën e Pavarësisë gjithë shqiptarëve. U përpoqëm të gjenim pikët e dobëta të Elbasanit, pra krahët përkatëse. Gjatë gjithë seancave stërvitore kemi punuar me goditjet standarde.

Me ardhjen e trajnerit Kërnaja, kemi punuar edhe me repartin defensiv, kemi rregulluar defektet. Ka shumë pozitivitet, ka ardhur një energji dhe frymë e re.

Qetësia nuk mjafton, Partizani duhet të jetë në Final 4. Parashikojë që shumë shpejtë do jemi në 4 vendet e para dhe më pas të luftojmë për titullin kampion”.           

Poll

Lexo gjithashtu