Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Trajneri inekzistent te Partizani, Veselinovic e ZBULONTE muaj më parë! Ç’po ndodh me të kuqtë?

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri inekzistent te Partizani, Veselinovic e ZBULONTE muaj më
Fotomontazh/ Aleksandar Veselinovic dhe Mladen Milinkovic

Partizani e ka nisur me “krizë” këtë sezon të ri. Rezultatet e dobëta bënë që Arbër Abilaliaj të jepte dorëheqjen nga posti i Drejtorit Sportiv, duke lënë bosh atë vend.

Por deri më tani ka “shpëtuar” trajneri Mladen Milinkovic. Për këtë të fundit nuk është marrë ende një mendim, por tek “të kuqtë” asgjë nuk është në rrugën e duhur momentalisht.

Çfarë po ndodh saktësisht tek të kuqtë? Askush nuk jep sqarime, por gjithçka nisi që në kohën e Aleksandar Veselinovic. Pas një barazimi që mori kundër Skënderbeut në janar të këtij viti, tekniku serb tregonte qartë se ai nuk pyetej për lojtarët që merreshin në ekip.

“Përsa i përket Gudjufit, ai ka ardhur, por asnjë s’më ka informuar që do të firmosim me të”, ishin fjalët e Veselinovic. Një situatë e cila mund të ketë çuar deri në këtë pikë “Demat”.

Nuk dihet nëse “kryeneçi” që nuk pyeste trajnerin ishte Arbër Abilaliaj, apo ish Drejtori Sportiv u largua për t’u vetëflijuar. Ndërkohë që probleme të pashpjegueshme te Partizani gjen edhe trajneri aktual, Mladen Milinkovic.

“Po mundohem ta gjej arsyen pse këto dy muaj po ndodhin këto gjëra. Formacion stabël? Sigurisht që është problem i madh”, tha Milinkovic pas derbit të humbur përballë Tiranës, duke treguar qartë se nuk ka asgjë në dorë, madje edhe formacioni stabël për të është i vështirë.

Poll

Lexo gjithashtu