Tirana arriti vetëm një barazim kundër skuadrës së Ernest Gjokës. Kjo tregon se pavarësisht ardhjes së Maganit, trendi është në dukje po ai i Bledi Shkëmbit.
Kampi i bardhebluve e ka nisur serinë e ‘X’-ve tashmë dhe kjo ndodhi edhe në fillimin e sezonit me trajnerin e ikur, Shkëmbi. Kryeqytetasit janë skuadra me më shumë barazime në kampionat. 11 takime me 1 pikë në fund, çka tregon se gati 70 përqind e sfidave janë mbyllur në paqe.
Situata duket e keqe, pasi 1 pikëshat nuk i hyjnë në punë skuadrës së Maganit. Tirana po cek fundin e renditjes dhe kjo nuk është një gjë e mirë. Duhet gjetur një zgjidhje për të garantuar sukseset dhe jo një luftë për vetëm një barazim, ndryshe fundi i renditjes do të jetë një ‘makth’ për Tiranën.