Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Tirana shkon në derbi e pamposhtur, por bardheblutë e Bledi Shkëmbit nuk  e “njohin” as fitoren

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana shkon në derbi e pamposhtur, por bardheblutë e Bledi
Tirana

Tirana është skuadra e vetme në Superiore që nuk e njeh as fitoren as humbjen në këtë fillim sezoni. Bardheblutë në 5 ndeshjet e Superiores të zhvilluara deri më tani kanë arritur të marrin 5 barazime.

As rikthimi në “Air Albania” duke se nuk i bën punë bardheblutëve, të cilët ndaj Elbasanit nuk mundën të merrnin më shumë se 1 pikë. Tashmë sfida e radhës për Tiranën do të jetë ndaj Partizanit në derbin e kryeqytetit, takim që do të luhet ditën e shtunë në orën 20:00.

Një përballje ku sigurisht Bledi Shkëmbi dhe “djemtë” e tij do të tentojnë fitoren, e cila nëse vjen ndaj të kuqve vlen më shumë se 3 pikët, vlen për krenarinë  e një qyteti.

Tirana në derbin ndaj Partizanit vjen si skuadra e vetme e pamposhtur e Superiores në 5 javët e para. Por nga krahu tjetër gjithashtu është edhe skuadra e vetme që ende nuk e njeh shijen e fitores në këtë fillim sezoni.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga