Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Tirana rrezikon të “shpërbëhet”, 8 titullarë dalin të lirë në fund të sezonit

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana rrezikon të “shpërbëhet”, 8 titullarë
Tirana

Tirana është shumë larg pritshmërive në këtë sezon, me bardheblutë që përveç oshilacioneve dhe rezultateve jo të mirë që rrezikojnë pjesmarrjen në “Final – Four”, një tjetër temë e nxehtë në klub janë edhe çështjet e kontratave të disa lojtarëve.

Me merkaton e verës që është shumë afër janë plot 8 lojtarë që luajnë titullarë që dalin të lirë në fund të këtij sezoni. Futbollistët janë në fund të klontratave të tyre dhe ende agjë nuk ka nga kryeqytetasit për t’i mbajtur.

Kështu i vetmi repart që është i “blinduar” për sezonin e ri është porta, pasi Leon Kozi, Mustafë Abdullahu dhe gentian Selmani janë nën kontratë me klubin. Ndërkohë në repartin e mbrojtjes janë 4 lojtarë. Filip Najdovski, Bruno Lulaj, Gledi Mici dhe Florjan Përgjoni. Për këtë të fundit rinovimi është shumë afër, ndërsa për dy të parë duket se largimi është i pashmangshë. Ndërkhë për ish-mbrojtësin e Kukësit ende ëshë e paqartë e ardhmja e tij nëse do të jetë pjesë e planeve të bardhebluve apo do të largohet drejt një tjetër ekipi.

Regi Lushkja dhe Ardit Deliu janë dy futbollistët e tjerë që rrezikojnë largimin në fund të sezonit. Të dy mesfushorët janë elementë kyç në formacionin e bardhebluve dhe ende agjë nuk ka në horizont për rinovimin. Situatë e njëjtë është edhe me Kristal Abazajn dhe Patrick, për të cilët ende nuk dihet nëse drejtuesit i kanë pjesë të planeve për sezonin e ri, aspk dy sulmuesit do të largohen si lojtarë të lirë nga Tirana.  Në këtë mënyrë klubi përveç se duhet të luftojë në fushën e lojës për të arritur “Final – Four”, duhet t’u japë rrugë sa më shpejt edhe çështjes së kontratave, pasi në të kundërt rrezikojnë të “shpërbëhen” pasi do të rëndonte shumë largimi i 8 titullarëve në merkaton e verës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga