
Tirana duket se ka nisur seriozisht punën për ndërtimin e ekipit për sezonin e ri. Kështu ditën e sotme pritet të prezantohet Bledi Shkëmbi dhe Agim Ibrahimi.
Por pavarësisht kësaj, puna po vazhdon në “pikasjen” e lojtarëve që bardheblutë dëshirojnë t’i kenë pjesë të skuadrës. Pas largimeve të shumta nga kryeqytetasit, shumë emra kanë dalë në skenë si kandidatë për t’u veshur bardheblu.
Këshu i fundit që i shtohet listës është Eraldo Çinari. Ky i fundit është aktualisht pa një ekip, pasi ka mbyllur aventurën e tij te Shkëndija e Tetovës. Sulmuesi po përflitet shumë edhe te Partizani dhe Vllaznia, por duket see Tirana ka nisur hapat kontretë për transferimin e tij, ku bisedimet mes palëve kanë nisur.
Siç duket Tirana ka “parakaluar” rivalët e kryeqytetit dhe shkodranët dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim mes palëve.
