
Elbasani do të luajë në një transfertë mjaft të vështirë në kuadër të javës së 18-të të Superiores. Duel mjaft i rëndësishëm për verdheblutë që do të synojnë rikthimin te rezultatet pozitive në kampionat.
Mbështetja e tifozëve nuk do të mungojë dhe tifogrupi më i madh i Elbasanin do të jetë afër ekipit. Tigrat Verdheblu kanë bërë një postim në rrjetet sociale ku zbulojnë edhe axhendën e transfertës kryeqytetase.
“Të shtunën luajmë te radhës kundër Partizanit në Kompleksin Partizani.
Shkojmë masivisht për Ekipin e Qytetit.
Mblidhemi prej orës 17:00 në Sheshin e Stadiumit e më pasë në 17:30 nisemi drejtë Tiranës.
Vishu Zi dhe bashkohu me TIGRAT”, thuhet në postimin e tifozëve. Kujtojmë se sfida me Partizanin do të luhet ditën e shtunë në “Arenën e Demave”, takim që do të startojë në orën 19:00.
View this post on Instagram