Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Thomas Brdaric me "dhimbje koke", 2 mungesa të rëndësishme ndaj Tiranës

Shkruar nga NEWSPORT
Thomas Brdaric me "dhimbje koke", 2 mungesa të
Vllaznia ne stervitje

Vllaznia do të luajë kundër Tiranës sfidën e vlefshme për javën e dytë të Superiores. Sfida që do të zhvillet të dielën në stadiumin “Loro Boriçi”, do të startojë në orën 20:00.

Pas fitores ndaj Partizanit, shkodranët janë gati për Klasiken historike. Megjithatë, jo të gjithë janë gati, pasi në kampin kuqeblu ka edhe të dëmtuar të cilët nuk do të jenë gati përballë Tiranës.

Ardit Krymi dhe Melos Bajrami nuk ishin në javën e parë ndaj “Demave”, por të dy janë stërvitur gjatë këtyre ditëve. Bajrami nuk e ka të sigurt prezencën ndaj Tiranës, por Krymi me shumë gjasa do të jetë i gatshëm.

Por, mungesa të sigurta dhe shumë të rëndësishme do të jenë ato të Ildi Grudës dhe Amir Kahrimanovic. As sulmuesi dhe as mesfushori nuk janë rikuperuar ende, duke bërë trajnerin Brdaric me “dhimbje koke”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga