Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Teuta nis përgatitjet me "target" Ballshin, durrsakët kërkojnë 3 pikët "jetike" kundër "djemve" të Dedes

Shkruar nga NEWSPORT
Teuta nis përgatitjet me "target" Ballshin, durrsakët
Teuta në përgatitje për ndeshjen me Bylis

Teuta ndodhet aktualisht në vend të 6-të, por në mes tabele sepse ndanë pikët me 2 skuadra të tjera. Durrsakët janë në kuotë të barabartë me Elbasanin dhe Vllazninë me nga 14 pikë. Klubi i Futbollit Teuta ka një sulm më të mirë se elbasanasit, mirëpo jo më të mirë se shkodranët. Plus, të drejtuarit e Edi Martinit kanë mbrojtjen më të keqe nga të 3 skuadrat me të cilat po “hahen” për një pozitë.

Klubi nga Durrësi duket se këto defekte po kërkon të rregullojë që mos t’i prishin punët në vijim. Futbollistët ia kanë nisur punës për sfidën e radhës që sot. Ata janë stërvitur inensivisht dhe me vrapime e ushtrime fizike. Ndeshja e vijimit është kundër djemve të Nevil Dedes në transfertë. Kujtojmë se ekipi blu edhe ndeshjen e fundit e kishin jahstë me Egnatian, çka do të thotë 2 ndeshje radhazi jashtë. Rritet vështirësiia dhe lodhja nga udhëtimet, kështu.

Kundër Ballshit nuk ka shaka pasi ata jnë të etur për pikë. Teuta është një pikë larg ekipit të Tetovës, ndaj të cilëve duhet të kishin fituar për t’i parakaluar. Kjo nuk ndodhi dhe tani ata me 3 pikëshin në “Adush Muça” do të ishin pretendend të fortë për “Final Four”.

Teuta nis përgatitjet me "target" Ballshin, durrsakët
Stërvitja e KF Teuta
Teuta nis përgatitjet me "target" Ballshin, durrsakët
Stërvitja e sotme e Teutës
Teuta nis përgatitjet me "target" Ballshin, durrsakët
Mbrojtësi Albi Alla

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga