Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Teuta me 1 fitore më shumë, Skënderbeu kërkon të barazojë durrsakët

Shkruar nga NEWSPORT
Teuta me 1 fitore më shumë, Skënderbeu kërkon të
Skenderbeu

Skënderbeu do të luajë përballë Teutës ndeshjen e vlefshme për javën e 31 të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës ditën e shtunë, do të startojë në orën 18:00.

Një ndeshje me histori mes këtyre dy skuadrave, por që më shumë flet në favor të Teutës. E shkuara ‘tremb’ korçarët, por megjithatë diferenca nuk është e madhe.

Në 48 ndeshje të zhvilluara mes njëra-tjetrës në Superiore , Teuta ka triumfuar në 17 raste, 15 ndeshje kanë përfunduar në barazim, ndërsa skuadra e Skënderbeut ka fituar 16 sfida. Pra në rast se ekipi i Gvozdenovic do të triumfonte të shtunën, historia do të ishte në baraspeshë totale.

Kujtojmë që objektivat e këtyre ekipeve janë të ndryshme, pasi Skënderbeu është në vendin e 5-të dhe synon “Final Four”, ndërsa Teuta ende gjendet në zonën e ftohtë të renditjes duke luftuar për mbijetesë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga