Fitorja ndaj Laçit në transfertë ka sjellë një frymë mjaft pozitive te Teuta. Durrsakët nuk kanë shumë kohë në dispozicion dhe menjëherrë kan ënisur të mendojnë për një tjetër ndeshje të vështirë që do të luajnë në fundjavë.
Ditën e dielë në orën 19:00 në “Niko Dovana” do të përballen mes tyre Teuta dhe Tirana, ku si “Djemtë e Detit” ashtu edhe bardhebkutë do të hyjë në fushë vetëm për 3 pikët. Aktualisht vetëm 1 pikë i ndan dy ekipet në tabelën e klasifikimit, me “djemtë” e Edi Martinit që ndodhen në vendin e 6-të me 10 pikë, ndërsa ekipi i Bledi Shkëmbit i ndjek nga pas.
Lajm i mirë për Martinin para kësaj sfide është se do të ketë të gjithë lojtarët në dispozicion. Në këtë mënyrë ndaj kryeqytetasve do të ketë skuadrën e plotë dhe timonieri i durrsakëve do të ketë “luksin” e zgjedhjeve.