
Partizani prej ditësh vazhdon intesivisht përgatitjet për turin e parë në Conference League, ku do të sfidojnë maltezët e Marsaxlokk. Pasditen e djeshme ekipi ka mbyllur ditën e 12-të të përgatitjeve intensive.
Ndërkohë ditën e sotme “Demat” do të zbresin në fushën e lojës. Përballë tyre do të jenë nënkampionët e Kosovës.
Partizani dhe Llapi do të duelojnë mes tye në orën 17:00 në stadiumin Gjorgji Kyçyku" në Pogradec.. Të dy trajnerët do të kenë mundësinë të shikojnë gjendje e futbollistëve para sfidave në Conference League.
Kujtojmë se kjo është miqësorja e dytë për kryeqytetasit gjatë kësaj periudhe. Pak ditë më parë të kuqtë u përballen me Strugën, sfidë që përfundoi 0-1 për kampionët e Maqedonisë.
View this post on Instagram