Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Te Tirana nuk presin më, bardheblutë në “aksion” për të rikthyer sulmuesin në kryeqytet

Shkruar nga NEWSPORT
Te Tirana nuk presin më, bardheblutë në “aksion”
Xhuliano Skuka - Redon Xhixha me fanellen e Kombetares

Te Tirana po punohet shumë për sezonin e ri. Drejtuesit pritet që në ditët në vazhdim të vendosin edhe pikat mbi “i” për Bledi Shkëmbin, Agim Ibraimin dhe për disa futbollistë.

Por gjithsesi në kryeqytet tashmë ka insur të flitet për emra konkrete që mund të transferohet te bardheblutë. Kështu një prej tyre është Redon Xhixha.

Sulmuesi aktualisht është pjesë e Qarabag në Azerbajxhan dhe palët kanë kontratë mes tyre edhe për një sezon tjetër. 26-vjeçari këtë sezon me azerët ka luajtur vetëm 796 minuta, ku ka shënuar 5 gola.

Lojtari kurbinas dëshiron më shumë minuta në këmbët e tij dhe për këtë rikthimi te Tirana mund të jetë një zgjedhje. Në fakt edhe drejtuesit “ëndërrojnë” ta riveshin Xhixhën sërish bardheblu, pasi siç dihet sulmuesi shkëlqeu në kryeqytet pak sezone më parë.

 Pas largimit të Xhixhës, Tirana ka vuajtur shumë për të gjetur golin dhe sidomos për një futbollist që të çonte topin në rrjetë. Padiskutim që një transferim i mundshëm i sulmuesit qoftë edhe si i huazuar do t’i zgjidhte shumë halle kryeqytetasve.

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga