Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Te Tirana “fërkojnë duart”, një rikthim “BIG” para duelit me Teutën

Shkruar nga NEWSPORT
Te Tirana “fërkojnë duart”, një rikthim
Redon Xhixha

Tirana prej ditësh vazhdon përgatitjet intensivisht për duelin me Teutën. Takim ky që do të  luhet ditën e dielë në orën 13:30 në “Selman Stërmasi”.

Bardheblutë do të synojnë të hedhin prapa krahëve humbjen në derbi dhe ndaj durrsakëve do të luftojnë “all-in” vetëm për 3 pikët, të cilat janë shumë të rëndësishme në luftën për mbijetesën.

Pikërisht para kësaj sfide Ardian Nuhiu ka marrë lajme të mira. Redon Xhixha rikthehet nga dëmtimi dhe tashmë do të jetë i gatshëm të zbresë në fushë dhe të sulmojë portën e kundërshtarëve. Padiskutim që diçka e tillë gëzon pa masë bardheblutë, të cilët tashmë do të kenë një “armë’ më shumë jo vetëm për duelin me “Djemtë e Detit” por edhe për pjesën e mbetur të sezonit.

Poll

Lexo gjithashtu