Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Të shtunë dhe të duelë, Superiorja rikthehet në “skenë” me ndeshjet e javës së 12-të (AXHENDA)

Shkruar nga NEWSPORT
Të shtunë dhe të duelë, Superiorja rikthehet në
Trofeu i Superiores

Superiorja do të rikthehet të luajë ndeshjet e radhës në kampionat. Ekipet do të zbresin në fushë në fundjavë për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 12-të të kampionatit.

Takime këto që do të zhvillohen të ndara në 2 ditë. Kështu të shtunën janë programuar të luhen 3 ndeshje.

Në orën 16:00 do të startojë përballja Egnatia – Bylis, sfidë kjo që do të luhet në “Egnatia Arena”. Paralelisht me këtë takim do të luhet edhe ndeshja Vora – Teuta në “Niko Dovana. Ndërkohë në orën 19:00 do të përplasin “brirët” mes tyre Dinamo – Elbasani.

Të dielën do të luhen 2 duelet e mbetura të kësaj jave. Do të luhet paralelisht në Vlorë dhe Tiranë. Në Vlorë do të sfidohen mes tyre Flamurtari – Tirana, një duel mbijetese, ku ekipet do të synojnë t’i largohen fundit.

Ndërsa në “Arenën e Demave” do të bëjnë llogaritë e fitores Partizani dhe Vllaznia. Shkodranët kërkojnë 3 pikët për të mbajtur kreun, ndërsa “Demat” për të lënë “zonën e ftohtë”.

Të shtunë dhe të duelë, Superiorja rikthehet në
 

 

Poll

Lexo gjithashtu