Rowan Human
Në këtë fillim viti skuadra e Partizanit vlen 350 mijë euro më pak. Dhe kjo e gjitha për shkak të Rowan Human, i cili u transferua me shumë bujë te të kuqtë gjatë merkatos së verës.
Madje u bë edhe futbollisti më i shtrenjtë i Superiores, por tashmë nuk rezulton më i tillë. Kjo pasi paraqitjet e tij me kryeqytetasit kanë qenë mjaft zhgënjyese, gjë e cila ka “detyruar” edhe “Transfermarkt” t’i ulë vlerën.
Në ditët e fundit të dhejtorit, kartoni i tij kishte vlerën e 850 mijë eurove, ndërsa tashmë nga përditësimet e bëra, vlera e tij ka rënë ndjeshëm. Aktualisht kushton 500 mijë eruro, 350 mijë euro më pak, duke treguar kështu se 24 vjeçari nuk është në nivelin e pretenduar.
Poll
