Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Të organizuar drejt Korçës, tifozët në mbështetje të Elbasanit: Vishu ZI e merr shallin VERDHEBLU

Shkruar nga NEWSPORT
Të organizuar drejt Korçës, tifozët në
Postimi i tifozeve te Elbasanit

Elbasani do ta debutojë në Superiore në transfertë, teksa do të përballet me Skënderbeun. Sfidë kjo që do të luhet në Korçë ditën e hënë, takim që starton në orën 20:00.

Për këtë takim që është shumë i rëndësishëm për elbasanasit, të cilët synojnë fitoren për ta nisur me këmbën e mbarë aventurën e tyre në Superiore, mbështetja e tifozëve nuk do të mungojë.

Tifogrupi i Elbasanit, “Tigrat Verdheblu” do të udhëtojnë drejt Korçës për të mbështetur ekipin e tyre. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale kanë zbuluar edhe axhendën e organizimit të tyre për këtë transfertë.

“NISIM SEZONIN NË KORÇË!

Shkojmë të mbështesim djemtë verdheblu në transfertën e parë të sezonit. Nisemi masivisht nga sheshi i stadiumit "Elbasan Arena" në orën 16:30! Transporti në këtë transfertë është falas.

Skënderbeu - Elbasani | 19 Gusht | 20:00

Vishu ZI e merr shallin VERDHEBLU!

Për Sportin, për Qytetin, për ELBASANIN!”, thuhet në postim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by U.L.T????R.A.S (@ultras_tigrat_verdheblu)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga