Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Të gjithë rrugët të çojnë në “Air Albania”, moti i “hap rrugë” Derbit mes Tiranës dhe Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
Të gjithë rrugët të çojnë në “Air
Tirona Fanatics - Ultras Guerrils

Sfida mes Tiranës dhe Partizanit do të jetë kryefjala e futbollit shqiptar në ditën e sotme. Të dyja skuadrat luajnë për një vend në “Final 4”, kur kanë mbetur 4 ndeshje nga fundi.

Takimi luhet në stadiumin “Air Albania” dhe nis në orën 19:00. Mbrëmjen e sotme pritet një prani e lartë tifozësh, ndikuar këtu dhe nga kushtet atmosferike.

Dhe pse moti ka qenë i paqëndrueshëm gjatë javës, dita e sotme është një panoramë tjetër. Ditë me diell dhe temperatura normale, që i japin komoditetin tifozëve për të shkuar drejt stadiumit “Air Albania”.

Aktualisht Partizani mban vendin e tretë, teksa Tirana me 5 pikë më pak pozicionohet e gjashta. Fitorja do i bëntë punë të dyja skuadrave, për të menduar me qetësi 3 ndeshjet e mbetura.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga