
Tirana
Në mesjavë do të nisë dhe faza e 4-t e Kategorisë Superiore që do të ndajë dhe llogaritë për të gjitha ekipet. Mes pesë sfidave, do të zhvillohet dhe takimi Tirana-Laçi.
Tashmë është bërë e ditur nga vetë Federata Shqiptare e Futbollit dhe stadiumi që do të presë këtë takim. Tirana-Laçi do të luhet në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës.
Në orën 16:30 të ditës së enjte, bardheblutë do të sfidojnë ekipin kurbinas me synimin për të lënë krizën pas dhe për të luftuar për mbijetesën në elitën e futbollit shqiptar.

Poll