Egnatia është padiksutim skuadra që me meritë ndodhet në vendin e parë të klasifikimit, por ‘fatkeqësisht’ këtë sezon skuara kampione do të përcaktohet nga finalet e “Final – Four” dhe jo nga vendi i parë i Superiores.
Por pavarësisht kësaj, në Rrogozhinë janë të bindur se skuadar e tyre është ndërtuar për titull dhe pas fitimit të Kupës së Shqipërisë vitin e kaluar mendojnë se ka ardhur koha për trofeun e kampionatit. Nuk do të jetë e lehtë për ekipin e Edlir Tetovës, pasi në 5 javët e mbetura do të kenë një kalendarë mjaft të vështirë.
Në kuadër të javës së 32-të do të luajnë në transfertë ndaj Laçit, më pas do të presin në shtëpi Vllazninë, për të luajtur sërish dy sfida radhazi në transfertë me Teutën dhe Dinamon. Egnatia do ta mbyllë sezonin në shtëpi ndaj Tiranës.
