
Partizani - Teuta
Partizani dhe Teuta do të përballen këtë të shtunë, në kuadër të javës së dytë të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena e Demave”, do të nisë në orën 20:00.
Një duel interesant, duke ditur që është e para për durrsakët këtë sezon. Kjo për shkak se sfida e javës së parë që ishte planifikuar përballë Dinamos, u shty për më datë 5 shtator.
Megjithatë, sfida përballë “të kuqve” do të jetë e vështirë. Kjo edhe për shkak të statistikave në të shkuarën.
Në 47 ndeshje që “Djemtë e Detit” dhe Partizani janë përballur, këta të fundit kanë fituar plot 25 prej tyre. Në krahun tjetër, Teuta ia ka dalë që të triumfojë 10 herë, ndërsa 12 sfida kanë përfunduar në barazim.
Poll