Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Sot vuloset fati i Kukësit, verilindorët në pritje të rënies zyrtare

Shkruar nga NEWSPORT
Sot vuloset fati i Kukësit, verilindorët në pritje të
Kukësi

E sotmja është dita deçizive për fatin e sezonit të Kukësit. Verilindorët presin Skënderbeun në shtëpi dhe rezultati pas 90 minutëshit mund të sjellë zbritjen matematikisht nga Kategoria.

Llogaria e parë e thjeshtë është ajo e fitoreve të Teutës e Laçit si dhe humbja e Kukësit që do ta thellonte diferencën në -14 dhe -15 pikë teksa do të mbeteshin vetëm 12 pikë në lojë (4 ndeshje).

Në rast humbjeje të secilës skuadër diferenca mbetet -11 dhe -12 me 12 pikë të tjera në lojë. Duke i besuar skenarit më të çmendur, Teuta parakalohet me pikë, ndërsa me Laçin mund ta mbyllë me pikë të barabarta.

Duelet direkt me kurbinasit i ka në favor me 2 barazime e 1 fitore, ndërsa do të luajnë edhe të 4-tën në javën e fundit. Me durrsakët janë inferior me 2 barazime e 1 humbje, por do të luajnë pas kësaj jave bashkë.

Kombinime nga më të ndryshmet ekzistojnë përderisa i lejon matematika, por në realitet këto skenare janë nga më të çmendurit që ndodhin vetëm në filmat e ‘Hollywood’. Humbja me Tiranën u duk sikur e bëri fakt rënien me lojtarët dhe trajnerin Devolli që nuk i mbajtën dot lotët.

Gjithsesi, askush dhe asgjë nuk i ndalon kuksianët të besojnë në mrekulli. Deri në verdiktin final, gjithçka është ende në fushën e lojës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga