
Elbasani dhe Skënderbeu u ndalën në barazim pa gola në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të Superiores. Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenovic doli në prononcim për mediat.
“Sot ishte një shans shumë i mirë për ne, në pjesën e parë ishim më mirë. Në pjesën e dytë nuk ishim aq mirë, por erdhi një moment i mirë kur fituam penalltinë. Nëse Musta do shënonte nga pika e bardhë do fitonim, jemi shumë të mërzitur për këtë. Ishte pak presioni edhe pak fati.
Kishim mungesën e një lojtari kreativ për pasën e fundit. Skënderbeu nuk rrezikoi shumë sot në pjesën e parë, ishte ideja të prisnim pak. Ne jemi edhe poshtë edhe lart në renditje, filloi faza e katërt dhe çdo pikë ka vlerë. Kemi presion si shumica e skuadrave, gjithçka është e hapur si për pjesën poshtë ashtu dhe atë lart.”, u shpreh Gvozdenovic.