
Tifozet e Skenderbeut
Skënderbeu – Tirana është një nga ndeshjet më të forta të javës së 30-të të Superiores. Dy skuadrat përballen të hënën në orën 18:00 në një duel direkt për garën e Final Four. Humbja do të ishte fatale për secilin ekip ku rrezikojnë të dalin thuajse plotësisht nga gara teksa mbeten edhe 6 javë nga fundi.
Në një duel direkt, ndihma e tifozëve është më e nevojshme se kurrë dhe kalendari i ‘buzëqesh’ bardhekuqve që do ta luajnë këtë ‘finale’ në shtëpi përpara tifozërisë korçare e cila ka qenë një aset këtë sezon për ta.
“Gati për ndeshjen e radhës brenda në ‘strofull’ përballë Tiranës”, shkruan klubi duke e shoqëruar me një foto të tifozëve korçar nga shkallët e stadiumit.
Poll