Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Skënderbeu dhe Tirana 'show' me 4 gola, miqësore me ritëm të lartë në Korçë

Shkruar nga NEWSPORT
Skënderbeu dhe Tirana 'show' me 4 gola, miqësore me
 

Skënderbeu 2-2 Tirana
(Bismark 7', Nikaj 23' / Ndreca, Ismajli)

Miqësore
Stadiumi: Skënderbeu

Formacionet startuese:
Skënderbeu: Alia, Prençi, Vaskez, Vangjeli, Rabiu, Gerco, Vangjeli, Janaqi, Nikaj, Bismark, Rashica. Trajner: Ivan Gvozdenoviç
Tirana: Selmani, Arhan, Dembele, Mici, Përgjoni, Jonuzi, Soler, Abah, Haxhiu, Prenga, ëalid. Trajner: Bledi Shkëmbi

Skënderbeu dhe Tirana ndahen në një barazim 2-2 në miqësoren e zhvilluar sot në Korçë. Vendasit e nisën në mënyrë të përkryer sfidën teksa e mbyllën pjesën e parë në avantazh të dyfishtë.

Goli i parë erdhi në minutën e 7-të pas një krosimi në zonë do të ishte sulmuesi Bismark që do ta devijonte në rrjetë për të zhbllokuar rezultatin. Në të 23-të ishte Ardit Nikaj që me një sprint nga mesi i fushës avancon drejt portës dhe dërgon topin pas portierit Selmani duke dyfishuar rezultatin.

Tirana pati rastin e saj të artë 1 minutë më vonë, por Haxhiu shpërdoroi gjithçka duke bërë më të vështirën përballë portës teksa dërgoi topin mbi traversë. Si të mos mjaftonte me kaq, është edhe kapiteni Përgjoni që pëson një dëmtim dhe detyrohet të largohet nga fusha e lojës duke çaluar.

Pjesa e dytë nisi me shumë ndryshime nga të dyja skuadrat, ç'ka sollën që lojën ta merrte 'përsipër' Tirana. Bardheblutë dominuan mbi kundërshtarët duke shënuar dy herë me Akileu Ndreca dhe Qëndrim Ismajli që hynë nga stoli.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga