Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“S’ka rëndësi ku renditet kundërshtari, nuk duhet ta nënvlerësojmë”, Brdaric para Skënderbeut: Ja cili është objektivi ynë

Shkruar nga NEWSPORT
“S’ka rëndësi ku renditet kundërshtari, nuk duhet ta
Thomas Brdaric

Vllaznia dhe Skënderbeu do të përballen këtë të shtunë për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, nis në orën 18:00. Në prag të këtij dueli ka folur edhe trajneri i shkodranëve, Thomas Brdaric që vlerëson kundërshtarin pa marrë parasysh renditjen.

“Nesër është për t’u luajtur një ndeshje për të cilen të jemi sa më të përgatitur, por mendoj se nuk ka shumë lidhje se në cilin vend renditet në kampionat kundërshtari jonë. Nuk ka rëndësi nëse ndodhet në fund, në mes të tabelës apo në vendet e para. Ne kemi të njëjtin plan për ndeshje ashtu si çdo herë tjetër dhe do të futemi në fushë vetëm për fitore. Prandaj edhe për ndeshjen e nesërme nuk ndryshon asgjë në këtë drejtim.

Nuk mendoj se bëhet fjalë për nënvlerësim, kjo është në varësi të faktit sesa janë të përgatitur psikologjikisht lojtarët. Por nëse ke një anë psikologjike të dobët dhe i nënvlerëson të tjerët, atëherë është faji yt. Objektivi jonë është ta përgatisim ndeshjen si duhet, të bëjmë presingun tonë dhe të implementojmë idetë tona tek lojtarët për ta fituar këtë ndeshje”, tha Brdaric.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga