Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Sinjale pozitive në 2026-ën”, gazetari e sheh ndryshe Tiranën: Ka presion, por qëndron në Superiore!

Shkruar nga NEWSPORT
“Sinjale pozitive në 2026-ën”, gazetari e sheh ndryshe
Dritan Lundra

Gazetari sportiv Dritan Lundra ka qenë i ftuar në emisionin “Sport Focus”, Ora News. Gjatë diskutimit për Superioren dhe evoluimin e ekipeve gjatë këtij seozni, Lundra i ka kushtuar një vëmendje të veçantë Tiranës dhe shanseve të tyre për të mbijetuar në elitën e futbollit shqiptar:

“Tirana ka presion shumë të madh, qoftë nga emri, tifozeria, fanela apo historia. Në këtë moment, bardheblutë kanë nevojë për një qetësi psikologjike, të cilën mendojë se e ka gjetur.

Po ashtu, edhe lojtarët që ka ofruar janë të një niveli më të mirë se sa ata që kanë qenë ata të 2025-ës. Tirana nëse ecën më këtë ritëm, nuk diskutohet që nuk bie nga Superiorja. Sinjale pozitive në 2026-ën”.   

Poll

Lexo gjithashtu