Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Shumë tension, por jo sinjal...", Edlir Tetova i pakënaqur me të tijët: Dobët, si me Tiranën!

Shkruar nga NEWSPORT
"Shumë tension, por jo sinjal...", Edlir Tetova i pakënaqur
Edlir Tetova

Egnatia ka fituar në transfertë përballë Teutës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, përfundoi me shifrat 0-1. Pas këtij dueli ka folur trajneri fitues, Edlir Tetova.

“Sot kishim tension. Po flasim për pjesën e parë, kishte tension. Pas ndeshjes me Tiranën, kjo ishte e dobët. Nuk është ndonjë sinjal i madh, por ato që kërkoj unë, ishin problematika kur ne merrnim topin, e dorëzonim shpejt dhe u kapnim në kundërsulme. E vetmja pikë që duhej të merrej, ishte mbrojtja.

Patjetër që Teuta kishte dyshen, dy sulmuesit i kishin afër njëri-tjetrit. Po i kërkoja mbrojtjes dhe portierit që ta luanin topin më shpejt, ndoshta edhe me 1 takim. Ishim të lexueshëm, bënim pasime të vonuara dhe në momentin që kjo ndodhte, ato ngjisnin linjën duke bërë presion. Ne rrezikuam 2-3 herë në krahun e djathtë që të pësonim gol.

Përderisa u stërvis të gjithë lojtarët njësoj ata e kanë të qartë çfarë bëjmë. Përderisa sillemi njësoj në stërvitje, duhet ta dinë. Shpresoj të jetë vetëm sot kjo gjë. Kur jemi në stërvitje, lojtarët i bëjnë majft mirë skemat.

Superkupa përballë Dinamos, ndeshja e fundit e Xhemajlit? Jo s’besoj që do të jetë e fundit, do të jetë me ne. Deri në fund të merkatos nuk e di, pasi sytë janë për disa lojtarë. Nëse prekin, do të bëhet e vështirë. Mundësitë dhe lojtarët janë. Por për lojtarët që s’i mbajmë dot, janë gjëra të klubit”, tha Tetova.

 

 

Poll

Lexo gjithashtu