
Tirana është skuadra më aktive në hyrje gjatë kësaj periudhe. Bardheblutë kanë arritur marrëveshjen me një sulmues suedez. Bëhet djalë për Admir Bajrovic, i cili ka nisur përgatitjet me skuadrën, ndërsa mbetet vetëm zyrtarizimi i tij.
Por jo vetëm kaq, pasi drejtuesit e kryeqytetasve kërkojnë të përforcojnë edhe mesfushës. Kështu Agim Ibraimi i ka bërë ofertë zyrtare mesfushorit të Shkupit. Bëhet fjalë për Ali Adem, i cili në sezonin që u mbyll me kryeqytetasit ka luajtur në 31 ndeshje, ku ka dhënë 1 asist.
24-vjeçari aktualisht është pjesë e Shkupit, teksa ka marrë ofertën zyrtare për të kaluar në Superiore. Ende maqedonasi nuk ka vendosur për të ardhmen, teksa në ditët e ardhshme pritet të mësohet vendimi i tij mbi mundësinë e transferimit në Superiore.
