Tirana rrezikon të mbetet pa lojtarin kryesorë për pjesën e mbetur të sezonit. Kjo pasi bardheblutë kanë marrë ofertë për Serge Tabekou.
Sulmuesi është futbollisti më efikas i bardhebluve, i cili në këtë sezon ka gjetur rrugën e rrjetës 5 herë, më shumë se çdo futbollist tjetër i kryeqytetasve. Për të ka interesim nga Akritas Chlorakas në Qipro.
Paraqitjet e tij pozitive me Tiranë ka bërë që 29-vjeçari të tërheqë vëmendjen e ekipit qipriot, të cilët kërkojnë të përforcojnë repartin e avancuar. Siç dihet kampionati qipriot nuk është një i panjohur për Tabekou, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Nea Salamis Famagusta FC.
Një interesim i cili merr vëmendje dhe mbetet të shihet se çfarë do të vendosin drejtuesit bardheblu për të ardhmen e liderit të tyre.
