Shorti për “Final Four” do të hidhet do të hidhet ditën e sotme, në orën 12:00, në stadiumin “Air Albania” në sallën e konferencave për shtyp. Egnatia, Partizani, Vllaznia dhe Skënderbeu janë skuadrat që kanë siguruar pjesëmarrjen në “Final Four” dhe do tyë luftojnë mes tyre për titullin kampion të këtij sezoni në Superiore.
Të gjitha ndeshjet e “Final Four” do të zhvillohen në stadiumin “Air Albania”, në periudhën 17-26 maj. Gjysmëfinalja e parë do të luhet më datë 17 maj, duke nisur nga ora 20:00, ndërsa gjysmëfinalja tjetër në po të njëjtën orë më 19 maj.
Finalja për vendin e tretë/katërt është programuar të luhet më 24 maj, ora 19:00, ndërsa finalja e madhe për titullin kampion më 26 maj, ora 19:00.
SI FUNKSIONON “FINAL 4”
Shorti:
Ekipet ndahen në dy vazo, vazo 1 (vendi i parë dhe i dytë), vazo 2 (vendi i tretë dhe i katërt) dhe përmes shortit përcaktohen çiftet gjysmëfinaliste.
Gjysmëfinalet:
Kalimi në finale përcaktohet në 90 minuta. Ekipet fituese kalojnë në finalen për titullin kampion. Në rast barazimi në gjysmëfinale, në finale kualifikohet ekipi i renditur në vendin e parë/dytë.
Finalet
Ekipet e kualifikuara nga gjysmefinalet luajnë për titullin kampion, ndërsa ekipet humbëse për vendin e tretë.