Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“S’bëhet qameti nëse nuk jepet një penallti si ajo”, Lorenc Jemini mbron arbitren Rusta për rastin në Bylis - Vllaznia

Shkruar nga NEWSPORT
“S’bëhet qameti nëse nuk jepet një penallti si
Bylis - Vllaznia dhe Lorenc Jemini

Ish-arbitri i FIFA-s Lorenc Jemini si pjesë e zakonshme e panelit të emisionit “Procesi Sportiv”, e ndërsa ka dhënë versionit e tij për rastin e diskutueshëm në minutat e fundit të ndeshjes Bylis – Vllaznia:  

“Rasti i ndeshjes Bylis – Vllaznia, i cili ka krijuar edhe polemika ka të bëjë me minutata e fundit të ndeshjes. Një rast shumë i vështirë në fakt dhe me siguri nuk e them dot se është penallti. Sepse ka të bëjë me dy element.

Mos të harrojmë, arbitrja Emanuela Rusta është arbitre ndërkombëtare e FIFA-s. E para, topi vjen vërtetë nga një distancë e largët, por nuk bie direkt në dorë. Vjen pas një dyluftimi që bëjnë lojtarët e tjerë.

Pamja nuk është e qartë për të thënë se topi i bie direkt në dorë. Nga kjo pamje, mua më duket topi që bie në gjoks fillimisht, pastaj në dorë. Arbitres i është servirur në VAR kjo pamje.

Pra, Rusta i ka besuar instiktit të vetë për atë që ka parë në fushë dhe unë këtu bie dakord. Edhe mua nuk më bën kjo pamje për të ndryshuar vendimin. Nuk është nga ato penallti që po nuk u dha, s’bëhet qameti.

Ky është një rast shumë i diskutueshëm. Mos të harrojmë, nuk është në tokë mbrojtësi i Bylisit që e ka dorën hapur, ai është duke kërcyer. Ai nuk mund të kërcente me duar mbyllur”.  

Poll

Lexo gjithashtu