Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Superiorja spektakolare në javët e fundit, gjithçka e hapur për mbijetesën dhe "Final 4"

Shkruar nga NEWSPORT
Superiorja spektakolare në javët e fundit, gjithçka e hapur
Kategoria Superiore

Edhe dy javë na ndajnë nga përfundimi i kalendarit të rregullt, pra 36 javëve të Superiores. 3 ekipe të “Final 4” janë vulosur deri më tani, teksa mbetet edhe një vend i lirë. Egnatia mban vendin e parë me 58 pikë, ndërsa Vllaznia dhe Dinamo renditen në vendin e dytë dhe të tretë me nga 55 pikë.

Ndërsa vendi i katërt është “vatra e luftës”, i cili momentalisht mbahet nga Partizani me 50 pikë, një më shumë se Elbasani që renditet i 5-ti. Poshtë vendin të 5-të po zhvillohet një garë e ashpër për mbijetesën në Superiore. Edhe pse në vendin e gjashtë, Teuta me 38 pikë është vetëm dy pikë larg “zonës së ftohtë”. Ndërsa Skënderbeu me 37 pikë mban vendin e 7-të në renditje.

Tre vendet e fundit mbahet nga Tirana, e 8-ta me (36 pikë), Bylis e 9-ta (36 pikë), ndërsa klasifikimi mbyllet me Laçin. Kurbinasit pas 34 javëve kampionat, ia kanë dalë që të grumbullojnë 33 pikë, duke rrezikuar rënien një kategori më poshtë, më shumë se çdo ekip tjetër në Superiore.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga