Aleksandër Trumçi bën hapin e madh në karrierën e tij, ku pritet zyrtarizimi i tit e Shkëndija e Tetovës. Kapiteni u shit nga Bylisi në kampionatin maqdonas, me ballshiotëet që kanë përfituar nga ky transferim.
E teksa pritet zyrtarizimi i shkodranit te kuqezinjtë, janë mësuar edhe prapaskenat e këtij transferimi. Kështu Bylisi ka arritur të përfitojë nag shërbimet e tij 50 mijë euro.
Jo vetëm kaq, pasi drejtuesit ballshiotë kanë mbajtur edhe 20% të kartonit të kapitenit të tyre. Kjo do të thotë se nëse Trumçi do të shitet në të ardhmen nga Shkëndija do të përfitojë kështu edhe Bylisi. Një trastegji mjaft e zgjuar nga ballshiotët që dëshirojnë mbushin “arkat” akoma më shumë me ish-futbollistin e tyre.