
Dinamo luan nesër ndaj Skënderbeut në orën 16:30 sa i takon kësaj jave të Superiores. Blutë kërkojnë me çmos fitoren për mos t’u shkëputur më shumë nga Egnatia kryesuese që dylufton Bylisin.
Dinamovitët presin juglindorët në shtëpinë e tyre tashmë, “Elbasan Arena”. Dhe si gjithmonë klubi kryeqytetas ka publikuar 1 ditë para ndeshjes çmimin e biletave.
Kostoja më e lirë është 400 Lekë të reja në tribunat e bashkëngjitura D,E dhe F. Këto pozicionohen përballë ballores. Bileta më e shtrenjtë është sigurisht ajo e sektorit të personazheve më të njohur, atyre VIP. Biletat mund të sigurohen që sot, por edhe pak çaste para nisjes së takimit në biletarinë e stadiumit të Elbasanit.
Korçarët nuk është se do t’iu duhet të udhëtojnë dhe shumë, pasi prej kohësh Dinamo nuk luan në Tiranë. Djemtë e Dajës janë të vetëdijshëm për rreshtimin mbrojtës që bardhekuqtë e Gjokës do të kryejnë, por 3 pikët në një fushë që të lejon gola dhe futboll të bukur janë detyrim për “ëndrrën” titull.