
Tigrat verdheblu
Elbasani do të presë Egnatian ditën e dielë, sfidë kjo që do të luhet në “Elbasan Arena” në orën 20:00. Takim ky i vlefshëm për javën e 6-të të Superiores, me elbasanasit që do të kërkojnë 3 pikët në shtëpi.
Për këtë sfidë tifogrupin i Elbasanit ka bërë një postim në rrjetet sociale. “Tigrat verhdeblu” bëjnë thirrje që sa më shumë tifozë të jenë në stadium për të mbështetur ekipin.
“Të dielën luajmë në shtëpi kundër Egnatias.
Mblidhemi në Fan Club prej orës 18:30 e më pasë nisemi drejtë tribunës tonë.
Mere shallin me vete dhe bashkohu me TIGRAT në Tribunën C3”, kanë shkruar tifogrupi i Elbasanit.
View this post on Instagram