Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Prekja me dorë në Bylis - Dinamo që u injorua, Lorenc Jemini “kryqëzon” arbitrin Dyrmishi: Ishte penallti dhe karton i kuq!

Shkruar nga NEWSPORT
Prekja me dorë në Bylis - Dinamo që u injorua, Lorenc Jemini
Topi i prekur me dorë nga Përndreca në takimin Bylis - Dinamo dhe Lorenco Jemini

Ndeshja Bylis – Dinamo, e cila ishte e vlefshme për javën e 13-të në Superiore ende po shkakton diskutime në lidhje me minutën e 50.

Sulmuesi i dinamovitëve Lorenco Vila godet topin drejt portës në pozicion të prirët, ndërsa mbrojtësi i Bylisit Fabjan Përdreca në limitete e vijës fatale bëhet “mur” që sfera mos të shkojë në portë, teksa shkakton diskutime. Arbitri i këtij takimi Silvio Dyrmishi nuk akordoi asgjë dhe lejoi vazhdimin e lojës.

 Ish-arbitri Lorenco Jemini i pranishëm në emisionin “Procesi Sportiv” ka analizuar këtë rast, madje duke dalë kundër vendimit kryesorit:

“Për mua është penallti, ka rënë në dorë topi. Ky rast nuk është dhënë 11-metërsh. Është penallti dhe karton i kuq, por nuk u dha. Duhej të jepej, sepse Përndreca e preku topi më dorë në vijën fatale”. 

Poll

Lexo gjithashtu