Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Po të kishim shënjestrën, rezultati do të ishte ndryshe”, Bledi Shkëmbi: Nuk është keq edhe 1 pikë

Shkruar nga NEWSPORT
“Po të kishim shënjestrën, rezultati do të ishte
Bledi Shkëmbi

Egnatia dhe Tirana kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Superiores. Sfida që u zhvilluar në Rrogozhinë, përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i bardhebluve, Bledi Shkëmbi.

“Më vjen keq. Goditjet standarde janë fat dhe shans, por përgatitemi shumë, punojmë shumë, por për fat të keq ndëshkohemi. Përveç kornes, po të kishim shënjestrën e mirë në pjesën e parë, do të kishim një rezultat ndryshe, të paktën në pjesën e parë.

Në situatën ku jemi, s’jemi të kënaqur me pikët. Por për çunat, mendoj se kanë bërë maksimumin në mënyrën si po luajnë dhe çfarë po japin. Sot mund të kishin bërë diçka më mirë, por ndeshja me Vllazninë dhe kjo e sotmja, ka një rënie të gjendjes fizike, është normale.

U munduam që të bënim diçka më shumë. Por kishim probleme në qarkullim dhe momentet e pasimit. Ai pasim i fundit nuk u bë në momentin e duhur, kishte edhe disa nxitime. Qarkullimin e topit e kemi bërë mirë në ndeshje të tjera, por sot nuk e bëmë. Janë edhe shumë momente dhe situata, ku lojtarë po luajnë me probleme. Por nuk është keq edhe 1 pikë.

Në pjesën e dytë vuajtëm më shumë. Por shkaku vazhdoj të them që ishte gjendja fizike. Kur bie gjendja fizike nuk i përgjigjet edhe përqëndrimin që ti kërkon të kesh. Sot bëmë një ndeshje të mirë në mënyrën si mbronim, por duhet të bënim më mirë kur merrnim topin”, tha Bledi Shkëmbi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga